Sherri mes dy vëllezërve mbrëmjen e të enjtes në Elbasan çoi në plagosjen më thikë të njërit prej tyre, Avni Kaca 46 vjeç, dyshohet se ka nisur për motive pronësie.

Vëllezërit nuk kanë patur konflikte të mëparshme, por dyshohet se sherri mes tyre mbrëmjen e djeshme ishte për çështje pronësie.

Pas ngjarjes së rëndë ishin fqinjët ata që lajmëruan policinë dhe pas mbërritjes së efektivëve bënë të mundur arrestimin e autorit Kujtim Kaca, 49-vjeç, i cili po merret në pyetje.

I plagosuri me thikë Avni Kaca ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar autori para uniformave blu për ngjarjen.