Një vatër e re zjarri ka nisur mbi kodrën e fshatit “Arshi Lëngo” në njësinë Antigone në Gjirokastër.

Zjarri i cili po favorizohet nga era ka përfshirë një masiv shkurresh dhe po i afrohet kurorës së pishave përreth.

Territori i zjarrit është një zonë shumë pranë banesave, të cilat rrezikohen nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat po përhapen me shpejtësi