Një aksident me pasojë plagosjen e një të riut është shënuar sot në Fier.

Policia bën me dije se rreth orës 18:20, në fshatin Grykë, Fier, shtetasi G. G., 25 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.