Boksieri Ahmed Koçi, u kualifikua për në finalen e Kampionatit Europian U16 duke qenë pretendent për triumfin maksimal në kontinent.

Sportisti kuqezi fitoi me meritë gjysmëfinalen ndaj rivalit Tarik Kunovac nga Bosnjë-Hercegovina dhe siguroi të paktën medaljen e argjentit në kampionation që po zhvillohet në Ploeshti të Rumanisë.

Kjo ishte fitorja e tij e tretë dhe tregon klasin e lartë dhe përgatitjen shumë të mirë që ai ka bërë për këtë Europian.

Në çerekfinale, boksieri 16-vjeçar i siguroi vendit tonë të paktën medaljen e bronzit.