Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Mëngjesin e të shtunës së 31 dhjetorit, punonjësit e një hekurudhe në stacionin Gunzenhausen të Gjermanisë, kanë gjetur të pajetë një 23 vjeçar.

Sipas gazetës gjermane, BILD, i riu është identifikuar si Liridon B., ish-kampioni shqiptar i boksit për të rinjtë në Bavarinë e Veriut për peshën e lehtë deri në 60 kilogramë.

Dikur ai vlerësohej si një talent premtues të boksit, por ish trajneri i tij ka zbuluar se Liridoni kishte marrë një rrugë të keqe duke u shoqëruar me persona problematikë.

“Më pas ra në rrugë të këqija”, thotë ish-trajneri i tij Ralf Markert. “Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”.

 Më 31 dhjetor rreth orës 6 të mëngjesit Liridon B. ka patur një debat që degradoi në dhunë me shokun e tij Andreas M. (23 vjeç), edhe ai përdorues droge. Liridoni e goditi atë me thikë dhe e lëndoi rëndë.  Ky i fundit u transpoerua në spital për ndihmë mjekësore. Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë. Kishte plagë nga një mjet i mprehtë.

Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar.

Policia është duke kërkuar vijuar hetimet për ngjarjen. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që Liridon B. ta ketë goditur veten me thikë nën ndikimin e drogës.