Detaje te tjera kanë dalë nga ngjarja e tmerrshme e flijimit të nënës dhe 3 fëmijëve në Shkodër.

Kështu, konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë, pasi martesa nuk konsumohej më dhe bashkëshorti, Ergys Arrazi, kishte nisur një marrëdhënie tjetër.

Sipas familjarëve të gruas ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët”, sipas gazetares Dorjana Bezat.

I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni.

Por kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39-vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.

Duket se gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë, pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra, ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.