Një incident ka ndodhur këtë të mërkurë në ambientet e jashtme të Gjykatës së Posaçme, ku një person ka sulmuar me vezë kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Pavarësisht sulmit Dule ruajti qetësinë dhe vijoi rrugën për të hyrë brenda godinës së gjykatës.

Në foto duket qartazi shenja e vezës në xhaketën e deputetit Dule.

Dule u paraqit në GJKKO për të ndjekur nga afër senacën që po mbahet sot për kërkesën e Fredi Belerit, për të rrëzuar vendimin për moslejimin e betimit të tij si kryebashkiak i Himarës.