Një aksident ndodhi këtë të mërkurë në aksin rrugor Vlorë-Fier.

Dy makina përplasën një bari, i cili po tentonte të kalonte rrugën.

74-vjeçari Naun Kaçani, mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.