Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e shqiptarit, i cili akuzohet se ka tentuar që të përdhunojë një 20-vjeçare në Greqi.

Ngjarja ndodhi në zonën e Nicës, pas orës 01:00 të mëngjesit të së dielës.

Personi që shihni në foto  me inicialet S.K., i është afruar vajzës teksa ajo ndodhej në rrugën Mystra, me qëllimin, siç pretendonte ajo, ta përdhunonte.

Vajza ka gjetur guximin dhe ka rezistuar, por sulmuesi i dyshuar nuk është ndalur me kaq dhe e ka goditur me grusht, për pasojë vajza ka përfunduar e dhunuar në spital.

foto galeri

foto galeri

Së fundmi shqiptari ka dalë nga burgu pasi akuzohej për të njëjtën vepër penale.

Menjëherë është njoftuar Policia, e cila ka lokalizuar dhe e ka arrestuar për tentativë përdhunim dhe lëndim trupor, ndërsa hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Seksioni i Sigurimit të Nicës.