Është gjetur i vdekur 51-vjeçari që rezultonte i zhdukur që prej 1 nëntorit në Greqi.

Mediat greke raportojnë se Ylli Mera u gjet i vdekur në një pyll pranë Selanikut, ndërsa vdekja i ishte shkaktuar nga një plagë në këmbë. Po ashtu ka dyshime se plaga mund t’i jepet shkaktuar nga një sharrë elektrike.

Ndër të tjera mësohet se 51-vjeçari shoqërohej nga pronari i tij grek dhe djali i tij, të cilët kanë rënë në prangat e policisë.

Alarmin për zhdukjen e 51-vjeçarit e dhanë familjarët, të cilët pohuan se jeta e tij mund të ishte në rrezik. Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë.