Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të marte  në aksin rrugor Bilisht – Miras.

Burime bëjnë me dije se një mjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke u  përplasur fillimisht një mjet tjetër fuoristradë e markës “Isuzu”, e më pas ka përfunduar i përmbysur jashtë rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit.

Shkak i këtij aksidenti sipas policisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit tip “Benz”.

Specialistët e qarkullimit rrugor po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti.