Horoskopi sot:

Dashi

Ky muaj është shumë i rëndësishëm për dashurinë ndaj edhe ata që kanë përjetuar një krizë do të mund të gjejnë një zgjidhje. Mund të ketë tension dhe ankth në punë për shkak të një shefi që është paksa shumë i rreptë.

Demi

Ata që kanë përjetuar probleme në çift kohët e fundit nuk do të shohin ende një zgjidhje por do përballen me disa polemika. Në punë, ndoshta ka diçka në sjelljen tuaj që duhet rishikuar.

Binjakët

Ndoshta do të ishte më mirë të mos nënvlerësoni takimet e reja që mund të jenë befasuese. Në punë prisni suksese të mëdha.

Gaforrja

Po vijnë tri ditë të bukura ku do të mund të shijoni dashurinë. Në punë është veçanërisht e rëndësishme të filloni të punoni me projekte afatgjata.

Luani

Do të jeni pak të shqetësuar ndaj është më mirë të rregullon problemet në çift. Në punë periudha është stimuluese dhe së shpejti Jupiteri nuk do të jetë më përballë.

Virgjëresha

Tregohuni të durueshëm në dashuri sepse ka ende pak tension por nga nesër do të jetë më mirë. Për sa i përket punës, mund të ketë diskutime me kolegë dhe shefa.

Peshorja

Do të jetë një ditë e bukur sidomos falë Mërkurit i cili është kthyer në favor. Në punë, prisni shumë lajme dhe disa projekte të mbetura pezull më në fund do të mund të fillojnë sërish.

Akrepi

Mund të debatoni me partnerin, ndaj bëni kujdes sepse hëna nuk është në anën tuaj dhe as Venusi dhe Mërkuri. Në punë vlerësoni me kujdes propozimet që vijnë.

Shigjetari

Sqarojeni me partnerin nëse ka diçka që nuk funksionon. Në punë, nëse jeni të pavarur, duhet të filloni të bëni plane të reja për të ardhmen.

Bricjapi

Nëse keni në krah personin e duhur mund të filloni të bëni plane për të ardhmen. Në punë ka pasur disa probleme por gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë.

Ujori

Kjo ditë është ideale për të përjetuar dashurinë në maksimum me hënën në shenjën tuaj e cila ofron emocione të bukura. Në punë bëni kujdes që të mos tregoheni shumë impulsivë.

Peshqit

Do të keni përballë Merkurin ndaj bëni kujdes në diskutimet me partnerin. Në punë me shumë mundësi ka pasur një ndryshim të mirë por Jupiteri do të vijë së shpejti për t’ju dhënë një stabilitet më të madh.