E premte, 10 Maj, 2024
Ballina Aktualitet FOTO/ Aksident, “Benz-i” përplaset me kamionin, plagosen nëna dhe djali i mitur

FOTO/ Aksident, “Benz-i” përplaset me kamionin, plagosen nëna dhe djali i mitur

1057
0

Një kamion dhe një “Benz” janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në rrugën Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Mësohet se kamioni ishte ndalur në rrugë, pasi i ishte shpuar goma dhe në ato momente, “Benzi” që ka qenë duke udhëtuar në atë rrugë ka frenuar, por kjo nuk e ka shmangur përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.

Në makinë ndodheshin 3 persona të së njëjtës familje. Për pasojë kanë pësuar lëndime mamaja dhe djali i mitur 13-vjeçar.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Lushnjës, ndërsa sipas raportimeve paraprake, i mitur paraqitet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You cannot copy content of this page