Një 26-vjeçar shqiptar ditën e sotme u përplas me skuadrën “DIAS” të policisë greke, në tentativë për t’iu shmangur kontrollit.

Policia u detyrua të hapte zjarr ndaj gomave të mjetit, deri sa arriti të kapte shqiptarin, ndërkohë që i sekuestroi 20 kg marijuanë te fshehur në makinë.

Sipas burimeve policore, 26 vjecari i arrestuar është Redon Alfred Myrdini nga Fieri.

Myrdini është shoqëruar në Komisariatin e Agio Pantaleimona, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë.

Nga përplasja e mjeteve dhe të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar.