Trupi i Sibora Gaganit, 22-vjeçares shqiptare, u gjet në një apartament në Torremolinos (Málaga) në Spanjë, i murosur.

Vajza jetonte atje me Marcus Gaius Romeo, pasi të dy së bashku ishin larguar në vitin 2014 dhe që prej asaj kohe Sibora u zhduk.

Nëna e Siborës, Betta Shahini ka dhënë një intervistë për ‘Repubblica’ duke thënë se ka shpresa që vajza do të kthehet në shtëpi.

Derisa të më thonë që trupi i pajetë është i Siborës time, shpresoj që të më vijë në shtëpi”, tha Shahini, e cila e zemëruar dhe me lot në sy dëshiron të besojë se nuk i përkasin të bijës eshtrat e gjetura në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti. Ai është vrasës, e bën me ndërgjegje.

Po ta kisha përballë mund të bëja vrasjen më të tmerrshme. Dhe do ta bëja të vuante. Siç po bën me mua, më ka dhënë një goditje të tmerrshme. Kam zemërim brenda meje.Unë jam një grua që ka mbetur pa asgjë”- shprehet ajo.