Një aksident është regjistruar rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli” të Fierit.

Mësohet se 35-vjeçari me iniciale K. C., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin 71-vjeçar me iniciale D. T.

Këmbësori është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Ndrkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.