Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të shtunë në qytetin e Sarandës, ku burime bëjnë me dije se i lënduar ka mbetur shtetasi 54-vjeçar Edmond Sulo.

Sulo është qëlluar dy herë me mjet prerës, një në kokë dhe një në brinjë.

54-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin “Stefan Mekshi”, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2, ndërkohë që policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.