Këtë të enjte SPAK ka lëshuar 9 urdhër arreste për serat me kanabis të zbuluar anë Berat.

Në këto sera janë identifikuar si punëtore 95 gra. Sipas njoftimit të SPAK ditën e sotme është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Me vendimin Nr.41, datë 22.04.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 9 (nëntë) personave nën hetim.

Në datën 24.04.2024, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan masat e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj 6 (gjashtë) personave nën hetim, konkretisht:

– S.H. banues në Koplik, Malësi e Madhe;

A.V. banues në Drenovicë, Berat;

– M.M. banues në Gruemirë, Malësi e Madhe;

– L.B. banues në Demiraj, Malësi e Madhe;

– S.S. banues në Demiraj, Malësi e Madhe;

– A.Ç. banues në Vodëz, Kuçovë, Berat,

Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim për 3 (tre) persona të tjerë, ku gjatë kontrolleve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg””-thuhet në njoftimin e SPAK.