Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është zhdukur në Greqi.

53-vjeçari Shkelqim Hysi, nga fshati Kalivaç i Memaliajt, është zhdukur në zonën e Kos të dielën më 9 prill, ndërsa siç thuhet në njoftim, ka të dhëna se ai mund të jetë në Syros.

“Autoritetet u informuan për zhdukjen e 53-vjeçari ditën e sotme (14 prill) dhe menjëherë kanë vazhduar me publikimin e të dhënave të tij me kërkesë të të afërmve, pasi mund t’i rrezikohet jeta.”

Autoritetet greke i kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët mund të kenë informacion që të kontaktojnë menjëherë në numrin 1017.