Një shqiptar është dënuar me 1 vit e gjysmë burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një shtëpi bari.

I dënuari quhet Dino Marku, i cili u arrestua më 9 janar nga efektivët e policisë, pasi po fshihej në disa kuti teksa po kontrollohej shtëpia e barit.

“Më 9 janar oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në zyrat e vjetra të “County Times”; ata e gjetën të pandehurin të fshehur pas disa kutive”, tha prokurori Philip Clemo.

Ai i kishte kthyer zyrat e një ish-gazete “Country Times” në një shtëpi bari.

Aty policia britanike zbuloi 22246 bimë me vlerë rreth 258,000 paund.