Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Një makinë me shpejtësi mësohet se është përplasur me një karburant.

Mësohet se makina drejtohej nga një 23 vjeçar, dhe pasagjerë ishin dy djem dhe një vajzë.

Katër persona janë nisur drejt spitalit për mjekim, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.

Një prej personave është akoma në automjet.