Shkencëtarët kanë përdorur sheqer për të krijuar një bateri që mund të grumbullojë dhe ruajë energji për rreth një vit.

Zbulimi mund të ndihmojë në përshpejtimin e kalimit drejt burimeve të energjisë së ripërtëritshme, të cilat kërkojnë hapësira të mëdha ruajtëse në mënyrë që të anashkalohet përdorimi i lëndëve fosile për të plotësuar nevojat kur mungon dielli apo era.

Nuk mund të gërmojmë gjithmonë Tokën për materiale të reja. Duhet të zhvillojmë një qasje të qëndrueshme me kimikatet që mund t’i sintetizojmë në sasi të mëdha, njësoj si industria farmaceutike apo ushqimore”, shprehet një prej kërkuesve.

Bateria u zbulua gjatë kohës kur ekipi i shkencëtarëve po kërkonte mbi bateritë që funksionojnë me elektrolite duke përdorur dy dhoma të mbushura me lëng për të prodhuar një reaksion kimik që çliron energji.

Kërkuesit tretën një lloj të thjeshtë sheqer që është nënprodukt i niseshtesë në mënyrë që të rrisnin jetëgjatësinë dhe kapacitetin e baterisë së tyre.

Sistemi rriti fuqinë me 60% më shumë se sa metodat aktuale ndërsa mund të ruante dhe çlironte vazhdimisht energji për më shumë se një vit.