Një grua 47-vjeçare është plagosur pasi u dhunua me sende të forta nga bashkëshorti i saj 43-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “4 Dëshmorët” mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, 43-vjeçari është arratisur dhe është shpallur në kërkim.

Si pasojë e goditjeve, gruaja është dëmtuar dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njofyimi i policië:

Më datë 11.07.2023, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec), dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Gj. Sh., 47 vjeçe, dhe më pas është larguar.

Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.