Eshte proceduar nga Policia e Gjirokastres nje shtetas nga Delvina, pasi u kap me arme gjahu pa leje.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit I. D., 51 vjeç, banues në Delvinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim të tij, në Jorgucat, Dropull, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu që e mbante pa lejen përkatëse.