Uniformat blu te Memaliajt kane arrestuar ne flagrance nje shtetas 66-vjeçar nga Kalivaci, pasi rezultoi se ka vjedhur 1 pompë uji dhe mjete të ndryshme pune ne nje gurore.

Njoftimi i policise:

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u arrestua në flagrancë shtetasi B. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ka vjedhur 1 pompë uji dhe mjete të ndryshme pune, në biznesin (gurore) e shtetasit V. C., banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.