Nje 30- vjeçar nga Tepelena eshte arrestuar nga uniformat blu, pasi mbremjen e djeshme duke drejtuar makinen ka aksidentuar me vdekje nje shtetase.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, pa leje drejtimi, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., e cila ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.