Një 27-vjeçar në Fier është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Ka qenë nëna e 12-vjeçares, ajo që ka bërë denoncimin në polici për 27-vjeçarin me iniciale A.M.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka kallëzuar një shtetase se 27-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, 12 vjeçe. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.