Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., banues në fshatin Jorgucat, pasi dyshohet për motive të dobëta, ka bllokuar me pirgje gurësh një rrugë në këtë fshat dhe ka penguar qarkullimin e mjeteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.