Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Berat, në vendin e quajtur “Ish-rezervat e shtetit”.

Një makinë është përplasur me një biçikletë, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, me fraktura në këmbë, ndërsa shoferi i makinës 30-vjeçari A.M, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara, nga shoferi i makinës.