Policia Rrugore Gjirokastër

Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Gjatë dy javëve të fundit, është arrestuar në flagrancë 1 drejtues automjeti dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu, është pezulluar 1 leje drejtimi. Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

•Janë ndëshkuar 337 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 67 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 556 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Policia Rrugore e Gjirokastrës do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm