Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për vjedhje. Policia njofton se 42 vjeçari i identifikuar si Juljan Ismailaj ka vjedhur katër banesa gjatë këtij muaji në qytetin bregdetar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i policise:

Zbardhen vjedhjet e kryera në 4 banesa të ndryshme në Durrës, gjatë muajit korrik.

Vidhte në mënyrë të përsëritur, në banesa, sende dhe bizhuteri me vlerë, kapet dhe arrestohet 42-vjeçari.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura, 2 celularë dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të vjedhjeve në banesa, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin J. I., 42 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë, në 4 banesa të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.