Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.