Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”.

Aktualisht i lënduari 56-vjeçar është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk bëhet me dije shkaku i këtij aksidenti.

Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.