Në një intervistë me gazetarin, Çim Peka, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ndër të tjera ka thënë se nëse SPAK do të hetojë ashtu siç duhet aferën e inceneratorëve, shqiptarët do të llahtarisen.

Ahmetaj ka shtuar se  habitet se kur del në letra e je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri.

Çim Peka: Pse i shmangin procedurat sipas jush?

Arben Ahmetaj: Po qe se do bëhet, dhe i sfidoj. Po qe se do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen se deri ku do të shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë, ‘ndiq paratë’.

Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e Top Channel, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë.

Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri.

Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart.