Ish-balerina e njohur shqiptare dhe aerobistja, Linda Kalemi i ka befasuar të gjithë me deklaratën e saj të fundit.

Në një intervistë për “ABC”, Kalemi ka treguar se shokët e bashkëshortit dhe shumë drejtues të institucioneve të ndryshme, e kanë prekur, tërhequr deri në sforcime.

Linda ka thënë se do t’i nxjerrë në një të ardhme inicialet për të luftuar fenomenin, me të cilin hasen shumë gra.

“Më kanë prekur, më kanë tërhequr, deri në sforcime. Jo vetëm nga drejtuesit, por edhe nga shokët më të afërt të bashkëshortit tim. Se unë ish-in bashkëshort e quaj, pasi është babai i fëmijëve të mi dhe njeriu më i rëndësishëm. Edhe sot, unë kam thënë në mediat sociale që do t’i nxjerr në të ardhmen me inciale, sepse dua t’i botoj këto në atë mënyrën time.  Këto janë fenomene shoqërore dhe unë dua t’i luftoj këto. Edhe unë në fund të jetës jam, kështu që pse mos të shprehem. Unë jam viktimë e një drejtuesi të një institucioni, gjë që doli në gjyqin e parë dhe kjo gjë u bë spontane. Vetë vjehrri u detyrua nga gjykata dhe tha po. ‘Mua informacionin negativ m’a dha drejtori i Teatrit dhe Operas së Baletit’ dhe tha emrin.  Kjo deklaratë është thënë në gjyq, mua nuk më pëlqejnë thashethemet, janë gjëra reale që duhet të ballafaqohen”, u shpreh ajo.

Linda ka treguar se në fillim ka qenë ish-vjehrri që e ndau pasi bëri një kërkesë në gjykatë, ndërkohë që ajo dhe burri nuk donin. Ata vazhdonin të takoheshin me njëri-tjetrin.

“Vjehrri kishte shumë autoritet dhe një profesion të mirë, kishte një status, një autoritet, por nuk donte që nusja e tij të vinte netëve dhe të rrinte jashtë. Edhe shkoi pas 4 vitesh martesë në gjykatë të kërkojë për të ndarë djalin”, tha më tej Kalemi.