Një 63-vjeçar është rrëzuar nga pema dhe si pasojë ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se Kujtim Kola ishte duke krasitur pemët në banesën e tij dhe është rrëzuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.