Humb jetën 15-vjeçari, ishte duke punuar në arë me babanë, hyri në lumë për t’u larë dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel, ku një 15-vjeçar ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për tu freskuar, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.

I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar, por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.

Ngjarja e trishtë ndodhi në fshatin Orizaj në bashkinë Berat.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca, që e ka transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë, 15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

Share This Article