‘Paradoksi’ i opozitës së opozitës, brohoret Rezolutën e PPE, ‘godet’ Berishën, iniciusin e saj

Jugulajm.net
2 Min Read

Nga Tritan Shehu-deputet i PD

Rezoluta e fundit e PPE eshte dokumenti me i qarte, konkret, direkt, visionar, qe ve gishtin mbi bemat e rregjimit te Rames, e deformimet e demokracise.

Mbeshtetja me madhe kjo per PD, Berishen ne rezistencen ndaj ketij rregjimi.
Solidarizimi e inkurajimi me i fuqishem e rezultativ, per protesten aktuale te mijera shqiptareve, prej forces me te madhe politike ne Europe.

Kjo Rezolute unike ndaj nje rregjimi ne nje vend antar te NATO, ne proces integrimi ne BE…
Ka nje “histori”, nje autoresi ne inicim, nje rrugetim permes denoncimesh, paraqitjesh faktesh, provash, dokumentash per ate cfare po ndodh ne Shqiperi.

Bazohet mbi nje qendrese te gjate, te forte, te ashper shume vjecare ndaj vendosjes se autokracise ne vendin tone.
Qe krijuan edhe mundesite, bazen, preludin e levizjeve e rezistencave popullore, per te kulmuar me kete te ketyre diteve.
Sepse “Bota nuk fillon sot”, sic Rama mendon, njelloj si Luigji XIV.

Proceset kane nje histori.
Dhe pa asnje dyshim ne themel, ne “qelize” te ketij zhvillimi, “historie, qendron aktiviteti, stoicizmi, vizioni i Berishes dhe PD.
Prandaj ajo Rezolute, qe sot permendet fort dhe ne kete proteste mbare popullore, eshte jo vetem nje sukses i Berishes e PD, por dhe nje “arsenal” demokratik, mundesi e jashtezakoneshme per te fituar mbi rregjimin.

Tentativat mjerane per te ndare ate Rezolute nga Berisha dhe PD e zbehin ate, synojne te “carmatosin” njerezit perballe rregjimit, tu heqin atyre kete “arme” te forte demokratike.
Dhe kete po tenton ta realizoje “Opozita e opozites”!

Share This Article