Pa kaluar 24 orë nga përplasja me socialistët të cilët i kapi në befasi te njëra nga qendrat tregtare në Tiranë, protestuesja Arvina Lleshi ka ndaluar Erion Braçen te Kryesia e Kuvendit, me të cilin pati dhe një përplasje.
Duke e pyetur se nga cila anë e Kuvendit arriti të dilte dje kur protesuesit bllokuan hyrjen e institucionit, Brace iu përgjigj Lleshit me ironi duke i thënë aty ku të gjetëm ty, referuar momentit kur protestuesja u përplas me socialistët.
Debati mes tyre vijoi më tej pasi qytetarja duke e cilësuar Braçen si deputet i shitur, e pyeti atë se pse socialisti është shfaqur së fundmi duke ofenduar njerëzit përmes mesazheve. Ky i fundit iu kthye duke i thënë se një person që shan do të shahet.
Më tej përplasja e dyshes u zhvendos dhe te momenti i djeshëm kur Arvina u pa duke qëlluar me vezë socialistin Ramion Kurti, me të cilin pati përplasje dhe dje.
Ja përplasja mes tyre:




