Rama: Së shpejti çelet gara për aeroportin e Gjirokastrës

Jugulajm.net
2 Min Read

Sot Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu përgjigjur rritjes së numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në vitet e ardhshme.

Sipas tij, Ministria përkatëse ka ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe aeroporti do të hapet pavarësisht mosmarrëveshjeve të krijuara. Kryeministri tha ndër të tjera se qeveria ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e garës për Aeroportin e Gjirokastrës, i cili do të funksionojë si aeroport turistik dhe sezonal.

Projeksioni i numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hyjnë në Shqipëri në një dekadë më tutje dhe numrit të fluturimeve. Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. Të gjithë janë të informuar për disa vonesa të shkaktuara jo për shkak të shtetit, por për shkaqe të brendshme të kompanisë në aeroportin e Vlorës.

Ministria ka ndërmarrë hapat e duhur dhe objektivi ynë është i palëvizshëm, që aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda kompanisë. Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për çeljen e garës për aeroportin e Gjirokastrës, që do të jetë aeroport turistik dhe sezonal. Ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5 për qind të popullsisë që kishte akses në aviacion, ndërsa sot që flasim shifra ka shkuar në afro 40 për qind e shqiptarëve që e përdorin avionin,” tha kryeministri Rama.

Share This Article