VIDEO/ Deputeti socialist Bido futet mes protestuesve, policia shpëton deputetin nga rrahja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Situata është tensionuar paraditen e sotme në ambientet përpara Parlamentit, ku një grup protestuesish janë mbledhur duke shprehur pakënaqësi ndaj deputetit të PS-së, Ardit Bido, i cili ndryshe nga gjithë deputetet e tjerë që u larguan me shpejtësi, Bido bëri “trimin”, duke u futur mes protestuesve të nervozuar. Veprim ky tej mase provokues dhe irritues për masën e madhe të protestuesve .

Kështu, disa prej protestuesve i janë afruar deputetit Bido, duke e akuzuar verbalisht. Në këto momente, Bido është përfshirë në një debat të shkurtër me protestuesit, duke iu drejtuar me pyetjen se për çfarë akuzash konkrete flisnin.

Situata ka marrë më shumë tension, kur protestuesit u afruan pranë tij, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për ta larguar nga zona për të garantuar sigurinë,  duke e shpëtuar Bidon nga ndonjë rrahje nga protestuesit e provokuar prej tij.

Share This Article