EMRAT/ Drejtori i Përgjithshëm Hita zgjedh drejtorët e Policisë së Lezhës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit

Jugulajm.net
1 Min Read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka emëruar sot drejtorët e Policisë të qarqeve Lezhë, Vlorë, Durrës dhe Fier.

Kështu, Hita i ka besuar drejtimin Ermal Muçës, një oficeri me përvojë në polici dhe rezultate të larta në postet që ka pasur më parë.

Po ashtu edhe Edvin Ndreu ka marrë emërimin definitiv si drejtor i Policisë Vlorë, Ervin Hodaj në Durrës dhe Erion Ahmeti në Fier.

Këta tre drejtues ishin të komanduar, pas garës tashmë marrin emërimin definitiv.

Share This Article