Është arrestuar në Selanik biznesmeni, Ilir Shtufi, i cili ishte pjesë e listës së 20 personave, për të cilët SPAK kishte lëshuar urdhërarrest.
Mësohet se pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK mëngjesin e sotëm, ëhstë bërë i mundur ndalimi i biznesmenit Shtufi, në Selanik.
Shtufi bën pjesë tek personat për të cilët SPAK kishte kohë që hetonte se janë pjesë e një organizate ndëkrombëatre e narkotrafikut.
Kujtojmë se ditën e sotme SPAK zhvilloi një aksion të gjerë kundër 20 personave që dyshohet se kanë kryer pastrim parash nga trafiku masiv ndërkombëtar i kokainës. Nga këto masa, pesë janë arrest shtëpie ndërsa 15 arrest në burg.




