Ra nga kati i 6-të i pallatit, humb jetën 27-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, ku një 27-vjeçare ka humbur ekuilibrin duke rënë nga lartësia e një pallati, çka i ka marrë asaj jetën.

Burimet bëjnë me dije se e reja ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit në qytetin e Vlorës, ku për shkak të plagëve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë, duke dhënë frymën e fundit në duart e mjekëve.

Rasti bëhet akoma më tragjik pasi mësohet se e reja me iniciale A.B., ishte nënë e dy fëmijëve, e cila vdiq në duart e bluzave të bardha.

Sakaq, bëhet me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article