Situatë e vështirë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq.
Shirat e dendur kanë vërshuar drejt fshatit duke bllokuar rrugët, po ashtu uji ka hyrë edhe në banesa.
Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, ka treguar se situata është nën kontroll, po ndërhyhet për të hapur rrugët e brendshme të fshatit, më pas do të shihen banesat e prekura.
Banorët e shqetësuar kanë treguar dëmet e mëdha që u janë shkaktuar, duke u shprehur se uji ka hyrë brenda banesave, ka dhe nga ata banorë që u është rrëzuar një pjesë e banesës (muret përreth), ndërsa apelojnë për ndihmë.
Emergjencat civile po ndërhyjnë me fadroma për normalizim të situatës.