Greqi, policia plagos 42-vjeçarin shqiptar, tentoi të qëllonte policët teksa arratisej, i gjenden 6 granata

Jugulajm.net
1 Min Read

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Mikrolimano të Greqisë, ku një 42-vjeçar shqiptar është plagosur gjatë përballjes me policinë.

Sipas mediave greke, rreth orës 5 të mëngjesit, policë të Njësisë Kundër Shantazheve po kryenin një kontroll rutinë në zonë, kur identifikuan të dyshuarin.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, ai tentoi të drejtonte armën ndaj forcave të rendit, të cilët reaguan duke qëlluar dhe e plagosën në vesh.

I plagosuri u transportua me ambulancë në Spitalin Attikon i vetëdijshëm, por ende nuk dihet gjendja e saktë shëndetësore e tij.

Autoritetet po hetojnë identitetin dhe të kaluarën penale të tij. Sipas informacioneve, 42-vjeçari ka lidhje me një kriminel shqiptar të njohur dhe thuhet se ishte duke u shmangur arrestimit.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit, policia gjeti tek i dyshuari një çantë me gjashtë granata dore, gjë që shton dyshimet se ai mund të kishte plane të tjera të rrezikshme.

 

Hetimet janë duke vijuar nga Njësia për Vrasjet dhe autoritetet paralajmërojnë se informacionet e mëtejshme do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.

Share This Article