Ambasadori i OSBE-së: Media e lirë dhe siguria e gazetarëve, thelbësore për demokracinë

Jugulajm.net
2 Min Read

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, ka theksuar rëndësinë e forcimit të lirisë së medias dhe mbrojtjes së gazetarëve, duke nënvizuar se sfidat me të cilat përballet sot gazetaria janë të përhapura në të gjithë Europën.

Në një konferencë të organizuar për median dhe sigurinë e gazetarëve, diplomati vlerësoi angazhimin e komunitetit mediatik në Shqipëri dhe bëri thirrje për më shumë transparencë, dialog dhe përmirësim të kuadrit ligjor në mbështetje të medias së pavarur.

“Më vjen mirë që shoh një grup pjesëmarrës këtu, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe vendimmarrës. Tema e kësaj konference është në kohën e duhur, gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari. Hapësirat për publikun në Europë dhe kudo po marrim forma të reja. Ne shohim se sa të përbashkëta janë këto sfida. Rënia e besimit te institucionet, korrupsioni, janë pasoja që rëndojnë ndaj nesh. Përpjekjet tona duhet të koordinohen mbi baza demokratike. Duhet të mbështesim lirinë e medias, duke përmirësuar kuadrin ligjor, duke nxitur dialogun.

Siguria sot nuk është çështje territoresh, por çështje hapësirash. Më lejoni që t’ju tërheq vëmendje te Shqipëria. Janë marrë masa për përmirësimin e punës për gazetarët. Pronësia e medias, transparenca, detyrimet, janë përmirësuar. Komuniteti i medias në Shqipëri është aktiv. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe ata të angazhohen. Nevojitet për të forcuar transparencën dhe mbrojtjen ligjore. Gazetarët duhet të punojnë në kushtet më të larta dhe brenda etikës. Prezence e OSBE do të vazhdojë të punojë më shumë për forcimin e rolit të gazetarëve”, tha diplomati Tarran.

Share This Article