Shantazhi, gjuha e urrejtjes, bullizmi dhe ngacmimet seksuale online vijojnë të jenë ndër format më të përhapura të dhunës digjitale në vend, një fenomen që prek kryesisht të miturit.
Për të parandaluar bullizmin online, i cili shpesh bën viktima fëmijët, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Policia e Shtetit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të forcuar sigurinë e të miturve në internet.
Shantazhi, gjuha e urrejtjes, bullizmi dhe ngacmimet seksuale online vijojnë të jenë ndër format më të përhapura të dhunës digjitale në vend.
Sipas të dhënave të vitit 2025, fenomeni i abuzimit online ndaj të miturve ka shënuar rritje shqetësuese. Vetëm në portalin iSIGURT.al janë raportuar 615 raste.
Ekspertët sqarojnë se rastet raportohen edhe nga fëmijë të moshës 7-vjeçare, ndërsa adoleshentët mbeten më të rrezikuar nga profilet e rreme, denigrimi dhe publikimi pa leje i fotove apo materialeve personale.




