Ka ndërruar jetë në spital i moshuari, i cili u përplas nga një automjet mesditën e sotme teksa lëvizte me biçikletë.
Bëhet fjalë për Luan Pirdeni, 87-vjeç, babain e ministres, Adea Pirdeni.

Policia ka bërë me dije se ka vënë në pranga shtetasin Sejdi Milla, 31 vjeç, i cili teksa drejtonte një motomjet, është përplasur me biçikletën me të cilën po lëvizte Luan Pirdeni.
Tiranë
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.




