Arrestohet 40-vjeçari, kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta grabitur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka kërcënuar me thikë menaxherin e një supermarketi me qëllim grabitjen e xhiros ditore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një supermarket në lagjen 10 në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, autori ka pritur që menaxheri të dilte jashtë ambienteve të marketit dhe më pas e ka kanosur duke përdorur një mjet prerës.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin, i cili mbante veshur një kapuç për të fshehur identitetin. 40-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë”.

Share This Article